Instituti Zviceran për Studime Shqiptare promovon tri libra për Kosovën

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:04 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL), ka bërë  promovimin e tri botime të reja: “Urtësi nga Kosova”, “Rrënjë për t’u rritur gjetiu” dhe “Histori e pranishme e një shteti”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i fondacionit, Regis Marion – Veyron, tha se Kosova tani është në qendër të botës pasi po promovohet përmes fotografive në ekspozita.

“Kam qëndruar në New York në pallatin e ekspozitave ngjitur një projekt ku përmes fotografisë shfaqet biblioteka nga  Kosova, është në qendër të botës tani. Ju falënderoj të gjithëve për këtë numër të madh që jeni mbledhë”, tha Verion.

Ndërsa bashkautori, Oliver Meuwly, tha se ishin shumë të interesuar që të reflektojnë në lindjen e një shteti të ri në Evropë.

“Qëllimi kësaj konference në vitin e kaluar për punimet që janë bërë në atë kohë gjithsesi nuk kemi dëshiruar të bëjmë bilancin e shtetit. Ne ishim më shumë të interesuar, të reflektojmë në lindjen e një shteti të ri në Evropë. Për ta kuptuar këtë mekanizmin e një shteti të ri përmes kësaj në një regjion të komplikuar”, tha Meuëly.

Sipas tij, Kosova ka një vegël të demokracisë direkte, ku secili qytetarë mund të paraqes ligje që institucionet t’i miratojnë.

“Kosova e ka një vegël të demokracisë direkte si zviceran jam shumë i ndjeshëm në këtë çështje që u mundëson mijëra qytetarëve të paraqesin ligje që qeveria ti miratoj. Kjo shkurtimisht është për të treguar për reflektimet e vitit të kaluar duke bërë që te reflektohet mbi atë që do të punohet”, shtoi Meuwly.

Driton Kajtazi, drejtor i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare dhe autor i disa pjesëve të këtyre librave tha se fjalët e urta së bashku me punimet që duhet të futen në UNESCO dhe trashëgimin botërore.

“Qëndisjet tona të paraqiten ne UNESCO. Ajo që nuk hiqet kurrë janë fjalët e urta. Nuk ka gjuhë në vite që ka më shumë fjalë të urta. Shpresojmë që do te kemi bashkëpunim edhe me autoritetet tona që bashkërisht te punojmë qe  te futen edhe  trashëgimin botërorë dhe në UNESCO”, u shpreh Kajtazi.

Të ngjashme