Kevin Hart e ka befasuar një mjek duke i ofruar rol në filmin e tij të ardhshëm

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Komediani i njohur amerikan, Kevin Hart, e ka befasuar mjekun Henry Law përmes një videolidhjeje, duke ia ofruar atij një rol në filmin e tij të ardhshëm.

Mjeku i cili tregoi se është anesteziolog, e kishte fituar çmimin përmes sfidës së fundit të krijuar nga të famshmit, “All In Challenge”, e cila ka për qëllim të mbledh të holla për organizata bamirëse të cilat i ndihmojnë njerëzit gjatë pandemisë COVID-19, transmeton Koha.

Hart, i cili e ndau këtë video në llogarinë e tij në Instagram, shihet duke i treguar Lawit se përveç që do ta thotë një fjali në film, ai gjithashtu do të trajtohet sikur yll i hollywoodit në sheshin e xhirimeve, duke e pasur një asistente, rimorkion e tij personale si dhe dhomën e tij në një hotel me pesë yje.

“Kjo gjë na bënë shokë. Më vjen mirë që e ke fituar çmimin. Nuk mund të kërkoja fitues më të mirë si ti. Madje, ti dukesh saktë sikur personazhi që do ta personifikosh në film,” citohet të ketë thënë aktori Hart.

Edhe Henry Law tha se po ndihet i lumtur që do të takohet dhe bashkëpunojë me yllin e kinematografisë, Kevin Hart.

Të ngjashme