Kosova si model i zhvillimit të Kinematografisë për Armeninë

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të Komunitetit të Filmbërësve të Pavarur të Armenisë (IFCA) drejtori i QKK-së Arben Zharku ka vizituar Armeninë për të ndarë përvojat e Kosovës në zhvillimin e kinematografisë dhe kushteve për filmbërje.

Zharku u takua me depuetet që janë pjesë e komisionit për kulturë në Parlamentin e Armenise më të cilët ndau hapat e rëndësishëm që kanë ndikuar në zhvillimin e kinematografisë Kosovare, mënyrat e bashkëprodhimeve ndërkombëtare, investimi në edukim, promovimi ndërkombëtarë, rëndësia e angazhimit të jurive ndërkombëtare në konkurset për përkrahjen financiare të filmave etj.

Kosova është ftuar si shembull i një shteti të ri që i ka përkitur një sistemi të kaluar të përafërt dhe që ka pasë një zhvillim të madh të filmit.

Përveç takimit në Parlamentin Armen, gjithashtu është mbajtur edhe një puntori ditore me komunitetin e filmbërësve dhe komunitetin më të gjerë kulturor ku Zharku i prezantoi përvojat e QKK-së në hartimin e legjislacionit të nevojshëm për zhvillimin e kinematografisë në nivel  ndërkombëtar, rregullat e reja që i aplikon Kosova në organizimin dhe fuqizimin e industrisë etj.

Të ngjashme