Ministria e “dërgon” Baletin para kohe në Francë

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 10:06 | Nga

Institucioni që e ka për detyrë të mbikëqyrë e edhe të vlerësojë punën e Baletit Kombëtar të Kosovës, as nuk e ka idenë se balerinët në dy javët e fundit të prillit të sivjetshëm kanë qëndruar në Gjermani. Sipas Ministrisë së Kulturës, ata kanë dhënë shfaqje në Paris.

Nëpërmjet një komunikate për media të datës 27 prill, MKRS-ja ka njoftuar se “në vizitën e tij të parë në Francë, Baleti Kombëtar i Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, ka performuar për 3 ditë në skenën mitike të teatrit Le Palaceduke ofruar “Recomposed”, balet bashkëkohor për 20 interpretues, me koreografi të francezëve Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours”, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt MKRS-ja ka përkthyer një tekst të mediave franceze ku shkruhet se me 1, 2 dhe 3 qershor BKK-ja do të prezantohet në Paris. “Ardhja e trupës në Paris u mbështet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve të Kosovës…”, shkruhet në komunikatën që në vend se të ofrojë informacione, dezinformon. Drejtori i BKK-së, Ahmet Brahimaj, nuk ka pasur koment për këtë njoftim. “Nuk e di çfarë të them”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme