Muzeu i Kosovës organizoi ngjarjen “Return us Home”

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Muzeu i Kosovës organizon ngjarjen “Return us Home” (Na ktheni në shtëpi), në kuadër të së cilës do të hapet ekspozita me fotografitë e artefakteve të Kosovës që mbahen në Serbi.

Ajet Leci,  drejtor i Muzeut e përgëzojë iniciativën dhe krijimin e grupeve punuese, si dhe e rolin e muzeut.

“Sot është dita ndërkombëtare e Muzeut dhe ne e kemi paraparë që në ditën e sotme do të punojmë me këtë punëtori që jemi tani për të vazhduar me një momerandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Leci.

Zenita Halimi, profesorësh në Fakultetin e Arteve, ka thënë se është hap i mirë formimi i grupit punës.

Tutje ka shtuar se është shumë e rëndësishme krijimi i grupit punues për të pas qasje edhe gjeneratat e reja.

“Është hap shumë i mirë formimi i grupit punues. Muzetë në përgjithësi edhe vet prej definicionit edhe fuqinë që e kane muzetë gjithmonë ne kemi mëndu që janë vende të ftohta që vetëm një herë mundemi me i vizitu, sepse hera e dytë ose e tret është e mërzitshme. Muzetë janë vende që mundesh me i vizitua shumë më shumë se një here. Edhe vet definicioni i muzeve nuk e di cili do jetë për këtë vit. Muzetë mund të përdoren si institucione për ndryshime të ndryshme shoqërore. Vet muzeu është një institucion qe i nxitë të mendojnë ata që vizitojnë. Është shumë e rëndësishme krijimi i grupit punues për të pas qasje edhe gjeneratat e reja”.

Të ngjashme