Muzikanti nga Kosova themelon ansamblin multietnik në Paris

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:07 | Nga

“The Teko Sacke Orchestra” është një ansambël i pazakonshëm. Ajo që e veçon nuk është vetëm përbërja e tij. Muzikantë të vendeve të ndryshme janë bërë bashkë që secili të zhvillojë idetë e veta në mënyrë sa më kreative.

Themeluesi i këtij formacioni me 14 muzikantë është kompozitori dhe pianisti kosovar Liburn Jupolli, i cili jeton në Paris. Ai ka mbledhur miq të tij nga Franca, Japonia, Lituania, India, Kina e Kili, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si i tillë ky ansambël debutoi një muaj më parë në Paris me një kompozim të Jupollit. Ata u ngjitën në skenën e “Maison du Liban” të kryeqytetit francez javën që shkoi, në objektin e ndërtuar në vitin 1968 e që u dedikohet studentëve.

“Kjo është një orkestër internacionale me muzikantë nga shumë vende, si Franca, Japonia, Lituania, India, Kili, Kina, Kosova e të tjera” ka thënë Jupolli, i cili në ansambël ka edhe Paul Valcke, Wael Bouabda, në kitarë, Dominikas Gustas e Kei Mori në bas, Venkat Krishnan në perkusione dhe Ricardo Carizzo Vergara e Quentin Andre në bateri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme