Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Ai ishte gjithashtu, autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Xhuvani do të përkujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme