Osmani: Në KS e thashë vetëm të vërtetën, Vuçiqi bëri deklarata post-traumatike

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 15:13 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta dhe se këtë fakt nuk mund ta mohoj as shteti serb. I pyetur nga Ekonomia Online për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani i ka quajtur “postraumatike”.

E para e shtetit ka deklaruar se të vërtetën e thënë në Asamblenë e OKB-së nuk mund ta mohojë askush e as Serbia.

“Ai ka bërë tërë një sëre deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë  të vërtetën vetëm të vërtetën para syve të botes dhe nuk mundet askush ta sulmoj apo ta mohoj e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani pas reagimit të presidentit Vuçiqit për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në seancën e OKB-së më 22 prill, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një pjesë të fjalimit të saj ua ka dedikuar grave që janë të mbijetuara nga masakrat e kryera nga forcat jugosllave në Kosovë.

Të pranishme në këtë seancë me Osmanin kanë qenë, Elhame Muçolli, një grua që ka familjarë të zhdukur në luftë, Fahrije Hoti, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, dhe Shyhrete Tahiri.

Ajo e ka përsëritur nevojën për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Në anën tjetër, Vuçiç është ankuar pse ato gra kanë marrë pjesë në takim, duke thënë se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, dhe pse është diskutuar për të kaluarën, sidomos për kohën e luftës, duke pretenduar se në kohën e luftës ka pasur edhe gra serbe të dhunuara seksualisht në Kosovë.

Osmani, në anën tjetër, ka thënë se gratë pjesëmarrëse janë edhe pjesë e kabinetit të saj.

Të ngjashme