Në Bibliotekën Kombëtare ekspozohen dorëshkrime të papublikuara deri më tani të Fishtës

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita për nder të 80-vjetorit të vdekjes së Gjergj Fishtës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ekspozitë u prezantuan libra e artikuj nga koleksionet e Bibliotekës dhe dorëshkrime të papublikuara deri më tani Gjergj Fishtën.

Drejtori i kësaj Biblioteke, Tefik Mehmeti tha që veprat dhe puna e Gjergj Fishtës e pasuron këtë institucion.

Ai tha që Biblioteka ka rreth 20 vepra të rralla të Gjergj Fishtës dhe 120 monografi mbi këtë autor.

“Interesimi për t’u marrë për këtë figurë të shquar e ka rritur botimin e shumë veprave të ndryshme mbi figurën e Gjergj Fishtës”.

“Tentojmë të arrijmë dy objektiva përmes kësaj ekspozitë: e para të ndërtojmë një koleksion sa më të madh mbi Gjergj Fishtën dhe të krijojmë një katalog të duhur për figurën e Gjergj Fishtës”.

Zëvendësministri i Kulturës, Engelberd Zefaj, tha se Fishta ishte shembull i  qëndrimeve të palëkundura politike, raporton EO.

“Gjergj Fishta ishte shembull i qëndrimeve të palëkundura politike, shëmbëlltyrë e kulturës”.

Ai tha që veprat e Fishtës e zgjerojnë dijen dhe mënyrën e të mësuarit për të rinjtë.

Kryepeshkopi Imzot Don Gjergji tha që në këtë ekspozitë trajtohen një sërë veprash të këtij autori.

Të ngjashme