Në moshën 91-vjeçare, vdes shkrimtari Neil Simon

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 11:51 | Nga

Fituesi i çmimit Pulitzer, Neil Simon, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Neil Simon, dramaturg dhe skenarist, njihet për komeditë “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memorials”.

Të gjitha këto vepra artistike e bëjnë atë si shkrimtarin më të suksesshëm në historinë amerikane.

Neil ka vdekur në moshën 91 vjeçare, shkaku i vdekjes sipas Bill Evans, lidhet me pneumoni.

Neil Simons vdiq të dielën rreth orës 1 pas mesnatës, në spitalin e Nju Jorkut, duke lënë pas një karrierë të ndritur prej shkrimtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme