Përkujtohet aktorja Xhanfise Keko, thuhet se vepra e saj kalon kufijtë kombëtarë të kinemasë botërore

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 11:57 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) shënoi ditëlindjen e 90-të të aktores së ndjerë shqiptare, Xhanfise Keko, raporton Ekonomia Online.

Aty u shfaq edhe premiera e filmit dokumentar “Koha e pelikulës”, i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes Xhanfise Keko me rastin e 90-vjetorit të lindjes së saj.

Me rastin e këtij përvjetori ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se edhe pse Xhanfise Keko nuk është fizikisht pjesë e botës teatrale dhe kinematografike ajo e meriton nderin e shtetit të Kosovës.

“Unë si ministër mbetem i përkushtuar që përtej këtij kalendari të mbështesë çdo nisme për data të veçanta. Ajo e meriton nderimin e Kosovës por edhe pse nuk është fizikisht ne vendosëm t’ia festojmë ditëlindjen e saj. Me këta filma ajo shkëlqeu me tërë forcën dhe talentin e saj. Në vitet që pastaj filmat e saj u kthyen në analiza humane. Kjo e bënë veprën e saj ti kalojë kufijtë kombëtarë të kinemasë botërore”, tha Gashi, raporton EO.

Ministri Gashi tha se aktorja e ndjerë Xhanfise Keko do mbetet pikë e modelit dhe referencës për të gjithë brezat.

“Tematikat e filmave të saj ende mbeten aktuale. Artistja unikale e filmit shqiptar i ka lënë trashëgimisë shqiptare një numër filmash dhe i ka sjellë kinematografisë shqiptare vërtetësinë. Ajo do mbetet pikë e modelit dhe referencës në të gjithë brezat. Për të gjitha këto, ne vendosëm ta përkujtojmë atë qe me krijimtarinë e saj i bën nderë Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë”, tha Gashi.

Ai premtoi që Ministria që ai e udhëheqë do angazhohet për të përkrahur ngjarje të tilla edhe më tutje.

“Pa dyshim që MKRS-ja do angazhohemi që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe më tej. Si shqiptarë unë i përkas gjeneratës së filmave regjisores Xhanfise Kekut”, tha tutje Gashi.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, falënderoi MKRS-në për organizimin e kësaj ngjarje.

“Falënderoj ministrin Gashi që priti me entuziazëm organizimin e këtij eventi”, tha ai.

Deri sa edhe tha se është detyrë shtetërore që secili ta përcjellë interesin e publikut.

“Jam i lumtur që interesi për filmat e saj kudo si më Amerikë e gjithkund sot po i shtohet edhe Kosova. Secili që ka detyrë shtetërore duhet të i përgjigjet interesit të publikut për ngjarje të tilla”, Minxhozi, raporton Ekonomia Online.

Regjisori Mevlan Shanaj tha se Xhanfise Keko e filloi jetën e saj me film dhe e mbaroi atë me film.

“Xhanfise Keko është themeluese e ekranit të madh të Shqipërisë. Ajo filloi jetën e saj me pelikulë ose film. Kur filloi jetën filloi me filmin, dhe kur mbaroi jetën e mbaroi me filmin. Xhanfiseja me këta pasion që hyri në kinema, pastaj vazhdoi edhe si regjisore”, tha ajo.

Xhanfise Keko, e njohur si një ndër gjashtë krijuesit e parë, që u specializuan në ish- Bashkim Sovjetik, e nisi punën ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e Re” më 10 korrik 1952, si montazhiere. Për njëzet vjet kontribuoi në këtë fushë, duke montuar dhjetëra kinoditarë, kinoreportazhe, filma dokumentarë e filma artistikë, aq sa me eksperiencën e saj përgatiti kuadrot e para në këtë fushë.

Të ngjashme