Përurohet libri “Unë jam Anemone” i cili përfshin rrëfimet e 25 të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gjakovë | 14 Nën 2019 | 19:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U përurua libri “Unë jam Anemone”,  i autores, Salie Gajtani-Osmankaq,  i cili përfshin rrëfimet e 24 grave dhe një burri të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Secili rrëfim që është bërë pjesë e këtij libri është i vërtetë dhe i veçantë.

Në promovimin e këtij libri, lexuesit kishin mundësi që t’i njohin nga afër të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e “Medica Gjakova”, tha se qëllimisht është përzgjedhur Gjakova, ku në këtë qytet më së shumti ka persona të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Ajo tha se 1100 persona kanë aplikuar për statusin e dhunës seksuale në Kosovë.

“Sot ndjehen e privilegjuar që shënojmë përvjetorin e bashkëpunimin e miqësisë gjermano kosovare. Ky përvjetor shënon edhe fundin e luftës ne Kosove dhe ndihmën e popullit gjerman qe i dha Kosovës. Jo ratsësisht sot jem në Gjakovë për të shënuar përvjetorin se Gjakova ende lëngon plagët e luftës e ndër plaget është edhe krimet e dhunës seksuale. Menjëherë pas luftës organizatat Anemone hapen qendrën në Gjakovë duke hapur kështu dyert për ata që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës. ‘Medica Gjakova’ mbulon tërë territorin e Kosovës e duke u dhënë ndihme gjinekologjike. 1100 është numri i personave që kanë aplikuar për statusin e personave të dhunës seksuale në Kosovë. Kemi parë që dhuna seksuale aq është barrë në vete aq është edhe barrë e shoqërisë”, ka thënë ajo.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se ka qarë kur ka dëgjuar një grua të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

“Unë kam pasur një kontakt personal kur kam ardhur këtu dhe kam qen i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur këtu para 20 vitesh. Kam pasur lot në sy kur kam dëgjuar rrëfimet e personave që kanë përjetuar dhunën seksuale para 20 vitesh. Që 20 vite unë në veçanti kisha dashur ta falënderoj ‘Medica Gjakova’ dhe angazhimin e qëndrueshëm që ka bërë Medica se unë mendoj se njerëzit duan të ndihmojnë këtë kategori”, ka thënë ambasadori gjerman.

Monika Hauser, themeluese dhe anëtare ekzekutive e bordit ‘Medica Mondiale’ në Këln të Gjermanisë, ka rrëfyer sesi kishte dëgjuar rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse kthehemi pas 20 viteve nuk ka pasur dyshime se shumë gra kanë mbijetuar nga lufta. Dhe më kujtohet se i vendosem tendat gjatë luftës në kampin Tiranës dhe i dëgjuam aty shumë rrëfime nga të mbijetuarat dhe ato ishin shumë të frikësuara të flasin në publik. Më kujtohet kur filluam në Gjakovë dhe agonia ishte në mbarë vendin. E kam vizituar tërë rajonin dhe kam dëgjuar tërë storiet e rrëfimeve. Më kujtohet kur shkova në një fshat dhe takova një plak, ai më ofroi pal mjaltë dhe më tregoi gjithë storien ku tha se kishte humbur gjithë familjen e tij në luftë. Të mbijetuarat e dhunës kanë të drejtë kompensim dhe kjo gjë është e mirë sepse Kosova është vendi i parë më kompensim të vogël. Qëllimi ynë është ku do që jemi në mbarë botën është fuqizimi i të mbijetuarve të luftës ku do që ka ndodhur”, tha Hauser.

Në pamundësi që të jetë e pranishme, përmes një videomesazhi ish-ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka falënderuar Medica Mediale dhe Medica Gjakova për fuqizimin dhe ndihmën për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ngjarje organizohet për nder të 20 vjetorit të bashkëpunimit dhe miqësisë Kosovar-Gjerman.

Të ngjashme