Prezantohen video artistike të kulturës italiane të viteve të 60-ta

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:20 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, kanë bërë sot në Prishtinë prezantimin  e video artisteve nga vitet e 60-ta e deri në ditët e sotme me titullin “Ekrane përballë”, raporton Ekonomia Online.

Se çfarë ka qenë dhe çfarë është ende sot eksperimentimi me imazhet lëvizëse të realizuara nga artistët në vendin tonë nga vitet e 60-ta deri në ditët e sotme, përgjigje mund të marrim përmes retrospektivës që ofrojnë rreth pesëdhjetë artistë filmash të cilët mbulojnë gjashtë dekada kinema dhe video artistike në Itali.

Kjo nëndarje në dekadë i ofron shikuesit një vizion të qartë dhe dëshmon sipas një modaliteti linear, evolucionin e eksperimentimit audioviziv të realizuar nga artistët, pa kompromentuar mundësinë e krahasimit të filmave të zgjedhur sipas një perspektive sinkron.

Mori emrin “Ekrane Përballë” sepse gjuhët e përfshira janë imazhet në lëvizje nga njëra anë dhe artet pamore nga ana tjetër. Dy forma shprehëse që takojnë imagjinatën e të njëjtit artist duke realizuar ndërhyrje stimuluese.

Ekrani si një sipërfaqe projeksioni, por edhe filtër që mbulon në të njëjtën kohë zbulim bëhet pajisjet që kanë ndjekur njëra tjetrën, krah për krah dhe ndonjëherë janë mbivendosur kinema dhe video me unifikimin e mjeteve në epokën digjitale të cilat kanë humbur kuptim, por që në një këndvështrim historik janë të dobishme për të kuptuar disa pasazhe vendimtare në aspektin e estetikës dhe teknologjisë.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Arta Agani, falënderoi Institutin Italian dhe Ambasadën italiane për punën e tyre në Prishtinë.

“Sot jemi këtu për prezantuar disa video artistike të viteve të 60-ta e deri në ditët e sotme. Falënderoj për punën dhe bashkëpunimin”, u shpreh Agani.

Drejtoresha e Institutit Italian për Kulturë, Aleksandra Bertini – Mallgarini, theksoi se këto video artistike kanë për qëllim që të sjellin kulturën italiane në Kosovë.

“Jemi këtu që të sjellim kulturën italiane. Kemi sjell disa video artistike nga vitet e 60 e deri në ditët e sotme. Është e rëndësishme për artin që të kuptojmë se sa arti është i rëndësishëm”, tha ajo.

Profesori Bruno di Marino njoftoi se përzgjedhja e prezantuar është version sintetik i cili është prezantuar edhe në Romë.

“Përzgjedhja që po prezantojmë është version sintetik i një përmbledhje të kuruar nga unë për video-galerinë e muzeut MAXXI në Romë e planifikuar nga 19 shtatori e deri me 9 nëntor 2017. Retrospektiva përfshinë rreth 6 orë film dhe video dhe shoqërohet personalisht nga kuratori i cili do të prezantoj secilin program për publikun”, ka thënë Di Marino, raporton EO.

Të ngjashme