Promovohet libri i autorit Behram Hoti që flet për dashurinë e pashuar ndaj atdheut

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 16:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri “Dashuria për vatër dhe atdhe nuk shuhet kurrë” i autorit Behram Hoti, raporton Ekonomia Online.

Të pranishmit e vlerësuan kontributin e autorit në shumë dimensione.

Publicisti Jahja Lluka, tha se autori në fjalë njihet për humanizëm i cili në kohë të vështira punoi për të mirën e kombit, duke përfshirë edhe pajtimin e gjaqeve.

“Profesor Behramin e kam mik, sot jam në cilësinë e mikut, profesorit uroj të i punoj shëndeti, puna e tij nuk është veç poezia humanizmi pajtimet që i ka bërë profesori së bashku me prof Anton Qetën për një bashkim tonin për dëbimin e shqiptare, nëse jemi të gjithë bashkë nuk ka çka na bënë as Vuçiqi as Daçiqi. Ti harrojmë interesat politike dhe partiake për të mirën e vendit dhe popullit tonë”, tha ai.

Fadil Curri, redaktor i librit, tha se libri i profesor Hotit zë nj vend të rëndësishëm në letërsinë shqiptare, por edhe me gjerë.

“Librin më të ri të prof Behram Hoti, ky libër zë vend të veçantë në veprimtarinë letrare shqiptare dhe më gjerë, kjo bazohet në burime të shumta me reportazhe nga tereni nga intervistat e të tjera”, tha ai.

Redaktori tjetër i këtij libri Izet Avdyli, foli për veprimtarinë e autorit, ku tha se ai ishte aty ku e kërkoi vatani.

“Unë do të flas për tri dimensione për Behram Hotin. Dimensioni si veprimtar i çështjes kombëtare, si një poet dhe si një publicist. Behram Hoti ishte pjesë e 3 luftërave, ishte ai njeri që gjendej kudo që e kërkonte vendi dhe koha. Ai iu bashkëngjit edhe fraksionit të pajtimit të gjaqeve, në kohërat më të rënda për shqiptarët”, tha ai.

Autori Behram Hoti i falënderoi të pranishmit duke u thënë se ky libër është i tyre dhe jo i tij.

“Ky libër nuk është i imi është i juaj”, tha ai.

Të ngjashme