Promovohet libri “Vitin tjetër në…”, flet edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 14:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Vitin tjetër në…”, i Albinot Malokut. Në fillim të promovimit u mbajt një minutë heshtje në nderim të veprimtarisë jetësore të Bajrush Behramit.

Libri flet për problemet aktuale politike të vendit, raporton Ekonomia Online.  Autori, Albinot Maloku falënderoi të ata që bënë të mundur botimin e këtij libri, duke bërë apel që mos të keqpërdoren institucionet, por të ndihmohet në të ardhmen e vendit.

“Amaneti më i madh që i ka dhënë Zoti një kombi është shteti dhe mesazhi im është që këtë vend mos me e keqpërdorë, por me i ndihmuar të ardhmes së vendit”, tha Maloku.

Publicisti, Bexhet Shala tha se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe sipas tij, çdo njeri që ka moral politik apo njerëzor nëse do të jetë përkrahë politikës nëse e di që nuk do të ketë sukses më mirë është të rri anash se sa të merret me të.

Ai shtoi se pret nga gjeneratat e reja që të kontribuojnë në zhvillimin e vendit sepse ata mund ta bëjnë ndryshimin dhe jo gjeneratat e vjetra.

“Gjeneratat e reja mund t’i lëvizin dhe shtyjnë proceset e Kosovës përpara sepse e kanë për detyrë, ne më të vjetrit që kemi dhënë kontribut më parë më shumë mund të kemi pengesa se sa t’i shtyjmë ato procese përpara”, tha Shala.

Ndërsa, profesori Fadil Maloku tha se autori ka shkruar edhe për problemet e dialogut mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë dhe autori e jep vlerësimin e tij të drejtpërdrejtë rreth kësaj çështje në këtë libër.

“Ka shumë shkrime që flasin dhe i kapin ato probleme që politika zyrtare ndoshta nuk di me i kap dhe është e ndikuar nga faktorët e tjerë që nuk mund të shprehen lirshëm”, shtoi Maloku.

Maloku e sugjeroi autorin që të mos hyj në politikë, pasi që politika e sotme e cila po bëhet nuk është ajo që e duan kosovarët, por është diçka e cila është e ndikuar nga të tjerët, raporton EO.

“Mos të hyj në politikë sepse politika është duke u bërë është politikë që ne bëjmë nuk është me qef dhe që e bazojmë në interesa shtetërore, por e cila është e ndikuar nga raportet lokale apo globale dhe shpesh herë kot i kritikojmë qeveritarët sepse ata tashmë kanë hyrë në një shabllon që nuk është autokton nuk është e jona, por është një projekt që është i ndikua nga faktorët e tjerë”, tha Maloku.

Të ngjashme