Promovohet romani “Zonja Misterioze”, kërkohet drejtësi për të dhunuarat gjatë luftës

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 13:28 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, u promovua romani “Zonja Misterioze”, i autores Lola Shehi-Çela. Ky roman trajton temën e dhunimit të femrave shqiptare gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Autorja, Lola Shehi-Çela ka falënderuar bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar për botimin e romanit.

“Për romanin nuk flas por do të flet lexuesit. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët pa të cilët nuk do e kisha guximin ta dërgoj këtë libër botim”.

Albena Reshitaj nga zyra e Kryeministrit, ka përgëzuar autoren për guximin për të ju qasur kësaj teme.

Ajo tha se Qeveria po i jep hapësirë trajtimit adekuat të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës ju përgëzoj për guximit që e keni pasur për tu qasur në këtë temë.  Ky roman është një dokument i historisë sonë të trisht. E nderuar autorë vepra juaj le dëshmi se këtë histori e kemi jetuar bashkë dhe pasojat e tyre po i bartim bashkë”. 

“Si Qeveri po mundohemi t’i japim hapësirën e fundit trajtimit adekuat të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Askush nuk vije të zbardhe të vërtetën e një populli është vet ai që me punë të pa ndalë zbardhë vetveten siç duhet”.

“Qeveria Haradinaj ka filluar verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale nismë kjo shumë e vonuar nga institucionet tona në të kaluarën. Falënderojmë edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenës Sociale me ministrin Reçica që është duke punuar në këtë drejtim. Qasja e drejtë e trajtimit të kësaj kategorie rritë vetëdijesimin e qytetareve dhe familjeve”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha viktimat e dhunës seksuale kanë paguar çmimin me të shtrenjtë të luftës së pa drejte dhe viktimat ende kërkojnë drejtësi.

“Ju përgëzoj për romanin që keni trajtuar një teme kaq të ndjeshme një ngjarje që e kanë kuptuar nënat dhe gratë tona dhe të gjithë ne. Viktimat e dhunës seksuale kanë paguar çmimin me të shtrenjtë të luftës së pa drejte dhe viktimat ende kërkojnë drejtësi”.

Sipas tij, kryesit e kësaj tragjedie ende janë të lirë dhe drejtësia hesht, duke shtura se synim është integrimi i kësja kategorie.

“Kryesit e kësaj tragjedie ende janë të lirë dhe drejtësia hesht. Që nga fillimi i mandatit tim kam punuar për këtë kategori. Ju ftoj që viktimat të mos trajtohen edhe me paragjykime por të integrohen në rreth. Duhet të dokumentohen tragjeditë e tyre”.

Deputetja Duda Balije, ka cituar fjalët e një gruaje “vdekja nuk dhemb më shumë sesa ajo që mund të na bëhet”.

“Dua të them se kjo temë ka ndodhur edhe në Bosnjë, ka qenë një luftë shumë e keqe e për këtë flet edhe libri. Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e një gruaje të vjetër e cila ka thënë se vdekja nuk dhemb më shumë sesa ajo që mund të bëhet. Është e dhimbje e njëjtë dhe nuk mund të kalohet. Jemi për me i mbrojte të drejtat e tyre”.

Kurse deputetja Flora Brovina, tha se edhe përkundër se shumë gra kanë përcjell dokumente dhe dëshmi në EULEX, nuk janë marrë parasysh.

“Nuk është grua por fëmijë 7 vjeç që është dhunuar dhe e mbytur. 20 vjet jam duke punuar me ta dhe është shumë e dhimbshme. Ka shumë gjëra që nuk kemi dëgjuar pse nuk kemi dashtë me i dëgjuar. Ka gra që dëshmi kanë dërguar dokument dhe dëshmi në EULEX, por nuk janë marrë parasysh”.

“Nuk është e lehtë për një grua që çdo muaj të merr para për se është dhunuar. Ka pas një qendër është që është marrë për rehabilitimin e tyre, por para 2 vjetësh u mbyll. Ka pas raste që nuk i kanë pranuar në punë sepse krejt e kanë dite që është dhunuar”.

Të ngjashme