Regjisori kosovar pjesë e festivalit kryesor të teatrit në Gjermani

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

“56. Thetertreffen Berlin” është një nga ngjarjet më të mëdha teatrore në botën gjermanofolëse.

Çdo vit në muajin maj në organizim që zë fill qysh prej vitit 1964 marrin pjesë produksionet që vlerësohen si më të arrirat. Festivali më i rëndësishëm teatror i Gjermanisë mbledh në Berlin profesionistë të kësaj fushe, gazetarë dhe mysafirë nga e gjithë bota, shkruan sot Koha Ditore.

Një komision i pavarur përzgjedh dhjetë produksionet më të mira vjetore nga 400 sosh sa janë pjesë e listës që shqyrtojnë anëtarët e jurisë. Sivjet atje me ftesë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, nga e hëna, është duke qëndruar regjisori Agon Myftari, njëherësh drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Një prej qëllimeve të kësaj ngjarjeje është promovimi i dramës bashkëkohore. E qysh prej vitit 1978 ftohen pjesëmarrës nga e gjithë bota për të shkëmbyer eksperienca se si funksionon një festival.

Si pjesë e programit të bursave, artistët e rinj ndërkombëtarë mblidhen në programin e Forumit Ndërkombëtar për të punuar së bashku dhe për të parë se nga është duke ecur e ardhmja e teatrit. Myftari është i ftuar nga Qeveria gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme