Robert Elsie publikon dokumentin shqip me alfabetin e Elbasanit

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 20:45 | Nga

Studiuesi Robert Elsie ka publikuar një dëshmi të re të ekzistencës së alfabetit original të gjuhës shqipe, të njohur si alfabeti i Elbasanit ose si Alfabeti i Todhrit. Ky alfabet ka patur 53 shkronja dhe është dëshmi e faktit se gjuha shqipe ka pasur një alfabet edhe para Kongresit të Manastirit.

Në njoftimin e ti Robert Elsie shkruan se ka gjetur një tekst të vjetër të shkruar me alfabetin Todhri, i cili gjendet shumë rrallë.

“Aktualisht po merrem me një projekt për shkrimet e hershme shqip (shek. 18 dhe 19) që janë në alfabete origjinale. Ja këtu kam një tekst në alfabetin “Todhri” (nga Elbasani), shkruar para vitit 1850. Shumë tekste ne alfabetin Todhri janë zhdukur, por mund të ketë disa, ta zëmë në familje të vjetra të Elbasanit. Thonë se njerëzit kanë shkruar në alfabetin e Todhrit deri në shekullit e 20të! A ka parë dikush një tekst të tillë, në këtë alfabet ose në një alfabet tjetër origjinal? (ka disa). Nëse po, do t’ju isha mirënjohës për një fotokopje për punën time”.

Gjurmë të shkrimeve me Alfabetin e Elbasanit janë gjetur edhe nga studiuesit rus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme