Shpat Deda i këndon dashurisë sonte në Kino Armatë me koncertin “Heart to Heart”

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Shpat Deda sonte do t’i këndojë dashurisë, me rastin e shënimit të kësaj dite, me një koncert live në Kino Armatë.

Në KTV, Deda ka zbuluar detaje rreth koncertit “Heart to Heart”, derisa ka shpjeguar pse i kanë lënë këtë emër.

“E kemi lënë këtë titull ‘Heart to Heart’ (prej zemrës në zemër) për shkak se aty hyrja është falas, do të thotë ne po e dhurojmë krejt prej zemrës tonë drejt zemrës së atyre që vijnë me na dëgjuar sonte”, ka thënë Deda.

Ai thotë se do të interpretojë këngë nga dy albumet e tij, pra rreth 16-17 këngë do t’i sjellë para publikut në Kino Armatë.

Shpat Deda do të performojë sonte së bashku me bendin e tij nga ora 20:00, dhe ky koncert përkrahet edhe nga Komuna e Prishtinës.

Përveç Dedës në këtë koncert do të performojnë edhe Armend Xhaferi në kitarë elektrike, Nesim Maxhuni në tupana, Ilir Bajri në tastierë dhe Fatlind Ferati në bas kitarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme