“Toka skuq e qielli nxin”, monografi për masakrën e Abrisë

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Në 20-vjetorin e masakrës së familjes Delijaj nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” është botuar monografia “TOKA SKUQ e QIELLI NXIN (monografi për masakrën e Deliajve të Abrisë së Epërme)”.

Këtë libër mund ta gjeni në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë si dhe në Sheshin “Nëna Terezë”, te librashitësi Mirsad Krasniqi.

Njëzet vjet pas luftës, nëpërmjet të mbijetuarve, plakave, pleqve, të rinjve, familjarëve, ushtarëve të UÇK-së, gazetarëve, diplomatëve, fotografive, nëpërmjet monografisë së Afrim Hysenajt, mund të lexoni për masakrën e rëndë, ndër më të rëndat në Kosovë, bërë nga serbët në familjen Delijaj, në fëmijë të palindur, në fëmijë pakjavësh, pakvjetësh, në vajza, në nëna, në baba, në plaka dhe pleq të prerë dhe të gjymtuar qysh më keq.

Lexojeni ngadalë këtë libër dhe qani ngadalë së bashku me rrëfyesit. Zor të lexohen dhe të dëgjohen rrëfimet e grave dhe të burrave për familjarët e tyre më të dashur, pa ofsha njëqind herë, pa derdh një shishe me lot sa të biberonit që kishte Valmiri i masakruar.

Të ngjashme