U hap ekspozita ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë”

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të përmbushjes së aktiviteve të paracaktuara me kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë 2019, si dhe në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Lokaliteve Arkeologjike, në Prizren u hap ekspozita ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë”.

“Pak nga arkitektura dhe kultura jonë e përbashkët mund ta shijoni pëmes grafikave në kryeqendrën tonë hisotrike në Prizren, ku përmes me 30 grafikave, janë paraqitur tipologji të ndryshme me objekte nga Qarku i Korçës”, ka shkruar Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Hoxha ka theksuar se bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë ndërmjet Repblikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, do të ndikojë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta të Trashëgimisë Kulturore, njohje me praktikën e punës së institucioneve tona si dhe do të fuqizohen njohuritë dhe përvojat në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e politikave të Trashëgimisë Kulturore.

Të ngjashme