“Vendbanimet e Kosovës” – rrugëtim i sigurt për njohjen e shtetit

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 10:45 | Nga

Krejt ata që duan të kenë të dhëna shkencore për vendbanimet urbane të Kosovës sa u përket hapësirave, demografisë e funksionit të tyre tashmë kanë një adresë.

Leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, Vëllimi I – qendrat urbane” i hartuar e i botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është vëllimi i parë i projektit që do të ketë katër sosh, shkruan Koha Ditore.

Leksikoni i promovuar të enjten në ambientet e AShAK-ut është cilësuar si një punë voluminoze e monumentale. I hartuar nga një grup i gjerë bashkëpunëtorësh, vepra ofron të dhëna shumëdimensionale për 37 qendra urbane të vendit.

Si botim është i pari i këtij lloji në Kosovë. Kryeredaktori i kësaj vepre, akademik Hivzi Islami, ka thënë se edhe disa vendeve përreth u mungon një vepër e tillë.

Të ngjashme