Arsenal ka shtuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, Jerome Boateng.
“Foot Mercato” raporton se “Gunners” tashmë kanë paraqitur ofertë për blerjen e reprezentuesit gjerman, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Arsenal është i gatshëm të paguajë mes 16-18 milionë euro për transferimin e Boatengut.
Menaxheri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta kërkon një përforcim të madh në mbrojtje për pjesën e dytë të sezonit.