Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se forma e luhatshme e tyre është për shkak të mungesës së një formacioni titullar të rregullt.
Arsenali aktualisht është i 11-ti në Ligën Premier pasi ka marrë një pikë nga nëntë të mundshëm në tri ndeshjet e fundit.
Arteta ka folur përpara përplasjes të së dielës me Leeds Unitedit dhe ka treguar ‘dobësinë’ e Arsenalit.
“Nuk më pëlqen të përdor justifikime. Është ajo që është. Duhet të përshtatemi dhe kemi lojtarë të tjerë që përpiqen të bëjnë punën”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Duhet një qëndrueshmëri. Duhet një ekip që duhet të luajë dhe kemi nevojë për qëndrueshmëri në 11-shen titullare për të arritur atë kohezion, kimi dhe bashkësi. Ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë atë”.
“Është konteksti, është situata, është Covidi, është viti i çuditshëm, [me] pa para-sezon – janë shumë faktorë”.
“Por, mendoj se mund të ishim akoma në një vend shumë më të mirë duke parë lojërat që kemi fituar dhe ato që kemi dhuruar”, përfundoi spanjolli.