Arsenali edhe këtë edicion duket se do të mbetet pa u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Topçinjtë e kanë filluar keq këtë vit në Ligën Premier dhe aktualisht ndodhen në pozitën e 10-të në tabelë me 31 pikë.
Pas shkarkimit të Unai Emeryt, Mikael Arteta ka marrë drejtimin e klubit dhe po mundohet t’i këndell Topçinjtë.
Tekniku spanjoll po mendojë të bëjë revolucion në klub, duke larguar disa nga lojtarët kryesorë që janë për momentin.
Mesut Ozil, Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette thuhet se nuk janë në planet e Artetas dhe Arsenali do të mundohet t’i shes në verë.
Arteta dëshiron ta përtërijë ekipin dhe t’i largojë lojtarët kryesorë për t’i zëvendësuar ata me lojtarë të rinj.
Qëllimi i trajnerit spanjoll është ta ndërtojë një skuadër të fortë dhe konkurruese për edicionin e ri në Ligën Premier.
Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona, ndërsa Mesut Ozil ka oferta nga Gjermania, Turqia dhe Lindja e Mesme.
Sa i përket sulmuesit francez Alexandre Lacazette e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligue 1.