Artin Sermaxhaj shpallet shkencëtar i ri i vitit

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 10:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka shpallur fituesit e çmimit “Shkencëtari i ri 2017”.

Çmimi i parë ka shkuar për lëndën e Kimisë për, Artin Sermagjaj, nxënës i shkollës “Xhevdet Doda”, çmimi i dytë shkoi për nxënësen, Medina Kqiku, nga shkolla “Sami Frashëri”, kurse çmimi i tretë në lëndën e Biologjisë e ka marrë Kaltrina Lahu, nxënëse e shkollës “Xhevdet Doda”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se përmes frymës së garave po funksionalizojnë motivimin shtesë të nxënësve, në mënyrë që të tregojnë kreativitetin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Është fat për Kosovën që ka kaq shumë të rinj inteligjentë të cilët mund të garojnë edhe në gara ndërkombëtare dhe jo vetëm brenda kufijve.  Më shumë se një çmim monetar, ky është një çmim, i cili i motivon të rinjtë duke i treguar botës që kemi fëmijë të cilët i përballen sfidave të digjitalizimit”, tha ministri Bajrami.

Jeta Kumnova përfaqësuese e nxënësve fitues ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, shkollën dhe familjen, duke thënë se pa ta suksesi nuk do të ishte i mundur.

Në garën e organizuar nga MAShT-i dhe Komuna e Prishtinës kanë marrë pjesë 42 nxënës.

 

Të ngjashme