Artistë nga Kosova e Turqia me “Ngjyrat e mërgimtarëve” në Stamboll

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 11:09 | Nga

Një ekspozitë kolektive është vënë në dispozicion të adhuruesve të artit në Stamboll duke bërë bashkë shembuj unikë të artit të gjashtë artistëve nga Kosova e Turqia.

Ekspozita me titull “Ngjyrat e mërgimtarëve” është hapur në galerinë e Komunës së Beshiktashit për nder të 50-vjetorit të themelimit “Kosovo Prizren Culture and Solidarity Association”.

Artistët Eshref Qahili dhe Daut Hamolar kanë udhëtuar nga Kosova për t’u prezantuar në ekspozitën e përbashkët me artistët që kanë prejardhje nga Prizreni, İsmet Bölükemini, Pesent Doğan, Gültekin Serbest dhe Fevzi Tüfekçi. Ky i fundit është edhe kurator i ekspozitës me tridhjetë vepra që do të qëndrojë e hapur deri më 22 të këtij muaji.

Eshref Qahili, artisti nga Kosova që aktualisht ndodhet në Turqi, ka thënë se në “Ngjyrat e mërgimtarëve” është prezantuar me tri vepra të ciklit “Imazh i paharruar”.

“Ishte një pritje shumë e mirë nga audienca. Po ashtu ishte mirë që u prezantuam gjashtë artistë dhe çdonjëri ishte i veçantë në temë dhe stil”, ka thënë Qahili.

Sipas tij, në hapjen solemne të ekspozitës që u bë në fillim të javës morën pjesë përfaqësues të Komunës së Beshiktashit dhe ata të Qendrës së Kulturës Kosovare në Stamboll.

“U realizua një ekspozitë e nivelit mjaft të lartë dhe interesimi ishte i madh. Edhe gazetat e televizionet i kanë dhënë goxha publicitet”, ka thënë ai. Portali informativ “dailysabah.com” ia ka dedikuar një artikull të gjatë ekspozitës. Kuratori Fevzi Tüfekçi për “Anadolu Agency” ka thënë se veprat e ekspozuara në “Ngjyrat e mërgimtarëve” janë të formave e teknikave të ndryshme

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme