Ekonomia Online
FUNDIT

Artistët nga Meksika performojnë sonte në Ferizaj

Artistët nga Meksika performojnë sonte në Ferizaj

Ferizajasit edhe pak orë, kanë mundësinë jo të shpeshtë të shohin spektaklin me valle, muzikë e veshje tradicionale meksikane të përgatitur nga Ansambli Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”. Këta të fundit kaluan mijëra kilometra për të mbërritur në qytetin tonë, me ftesën e AKV “Kastriotët” dhe bashkëpunimin me QKRS “Brez pas Brezi” në kuadër të […]

Ferizajasit edhe pak orë, kanë mundësinë jo të shpeshtë të shohin spektaklin me valle, muzikë e veshje tradicionale meksikane të përgatitur nga Ansambli Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”. Këta të fundit kaluan mijëra kilometra për të mbërritur në qytetin tonë, me ftesën e AKV “Kastriotët” dhe bashkëpunimin me QKRS “Brez pas Brezi” në kuadër të manifestimit “Meksika feston 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës”.

Djem e vasha meksikanë, para pak çastesh u mirëpritën nga e para e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati Shabani. Ajo e entuziazmuar për koncertin e veçantë që do t’i ofrohet sonte ferizajasve në sheshin “Adem Jashari” duke filluar nga ora 20:00, tha se qyteti ynë ka nderin dhe kënaqësinë, që të mirëpres këtë grup të mrekullueshëm, valltarësh dhe performuesish të artit meksikan, manifestim ky i shkëmbimit të kulturave ndërmjet popujve tanë dhe bashkëpunimit të mirëfilltë kulturor në plan afatgjatë.

Besnik Grajçevci nga QKRS “Brez pas Brezi”, bartëse e këtij projekti, tha se ky organizim është në kuadër të rrjetëzimit të festivaleve të tilla dhe si i tillë ky do të mbahet në gjitha komunat e Kosovës. Ai tutje, shtoi se me gjithë faktin se Meksika nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës, është kultura është ajo që na lidh, afron dhe ndërton ura të bashkëpunimit me shpresën se edhe nismat e tilla do të shërbejnë në afrimin e popujve tanë dhe njohjen e shtetësisë sonë nga ana e Meksikës.

E në emër të nikoqirit, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, profesori Astrit Mustafa i uroi mirëseardhje Ansamblit Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”. Ai tha se e mira është se ansambli ynë po bashkëpunon me një ansambël të një kulture të veçantë siç është kultura meksikane, kostumet, vallet, këngët e së cilës kanë veçantinë dhe madhështinë ndër kulturat tjera. 
Aranza López, drejtore e këtij ansambli falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe dashamirësinë gjatë gjithë qëndrimit të deritanishëm. Ajo shtoi se kultura pa dallim, afron njerëzit mes njëri-tjetrit dhe si e tillë duhet të vazhdohet me organizime të këtij lloji.

Mirënjohje dhe suvenire, mysafirëve për këtë organizim i ndau drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati Shabani, e cila edhe njëherë në emër të të parit të qytetit, Agim Aliu dhe gjithë ferizajasve i uroi mirëseardhje Ansamblit Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”.

Agjenda e këtij manifestimi është si vijon në ora 19:00 në sheshin para Komunës do të defiloj ky grup me veshjet tradicionale meksikane, kurse në ora 20:00 do të ofrohet koncerti i përgatitur nën moton “Meksika feston 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës” në po të njëjtin vend, sheshin “Adem Jashari”.

Të ngjashme