Artistët që i kënduan dashurisë dhe e pranuan publikisht

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 22:06 | Nga

Me siguri shumë nga ju kanë gjetur veten brenda një kënge, të tjerë e kanë kthyer atë në simbol të dashurisë që kanë për njeriun e zemrës.

Janë kolonat zanore të dashurisë. Kanë nisur nga ndjenja dhe kanë dhuruar emocione të forta. Këta janë këngëtarët/et që kanë gjetur fjalët dhe melodinë e duhur për t’ia dedikuar dashurisë së tyre.

Alban Ramosaj

Një nga këngët më të suksesshme të këngëtarit simpatik është ‘Aurora’. Me këtë këngë ai zgjodhi të prezantohej në ‘Kënga Magjike 2016’. Në intervistat e dhëna, Albani na zbuloi se kjo këngë ishte dedikim për një person shumë të dashur për të.

Rezultate imazhesh për alban ramosaj aurora

Fifi

Fifi, këngëtarja kosovare me zë shumë potent, ka publikuar së fundmi dy klipe në të njëjtën ditë. ‘Nanush 1’ dhe ‘Nanush 2’ janë quajtur këngët të cilat kanë marrë miliona klikime. Në intervistat e fundit, Filloreta ka pranuar se këngët janë dedikim për dikë që dashuron, por nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër mbi personin në fjalë.

Rezultate imazhesh për fifi nanush

Nora Istrefi

E bukur dhe shumë e suksesshme, Nora Istrefi i ka dedikuar një nga projektet më të bukura bashkëshortit të saj Robert Berisha. ‘Baby jem’ quhet kënga e cila u publikua në 2014. Çifti është edhe në rolin e protagonistëve të klipit.

Rezultate imazhesh për nora dhe roberti

Alban Skënderaj

Për Alban Skënderajn nuk kemi çfarë themi. Suksesi i tij flet vetë, por kur vjen puna te dashuria ai mban vendin e parë për dedikimet që i ka bërë bashkëshortes së tij, Miriam Cani. Një ndër to është kënga ‘Engjëll’, në të cilën ata janë protagonistë të klipit.

Rezultate imazhesh për albani dhe miriam

Xhensila Myrtezaj

Më e dashura dhe më e ëmbla këngëtare, Xhensila Myrtezaj, vitin e kaluar i vuri vulën lidhjes së saj shumëvjeçare me Bes Kallakun. Si surprizë në dasmë ajo i dedikoi një këngë bashkëshortit të saj. ‘Çelësi i zemrës’ u quajt kënga që menjëherë u kthye në sukses. Kujtojmë se Xhensila i ka dedikuar edhe këngë të tjera Besit, ndër to këngën ‘Engjëlli im’.

Rezultate imazhesh për bes kallaku

Bes Kallaku

Bes Kallaku është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun, por ka eksperimentuar jo rrallë edhe në muzikë.

Mund të konsiderohet si projekti më i veçantë muzikor i tij kënga, “Skifterja e zemrës”, një bashkëpunim me Klajdi Harunin. Këtë këngë ai ja dedikoi bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj në ditën e dasmës.

Imazh i ngjashëm

Getoar Selimi

Getoar Selimi është reperi më i njohur dhe i suksesshëm i momentin. Si rrallë herë ai ka zgjedhur t’i dedikoj një këngë Marina Vjollcës, në atë kohë e dashura e tij.

Kënga quhet ‘Ajo’ dhe është publikuar në 2016, si bashkëpunim me Majk. Kujtojmë se çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre vitin e kaluar në një ceremoni madhështore.

Rezultate imazhesh për getoar selimi

Aurela Gaçe

Nuk mund t’i mungonte kësaj liste, Aurela Gaçe, padyshim një nga këngëtaret më të mira ndër vite. Dashurinë që ka për bashkëshortin e saj Skerdin ajo zgjodhi ta shprehë me një këngë në vitin 2013 dhe e quajti ‘Shpirti i shpirtit tim’./revistawho.com

Rezultate imazhesh për aurela gace dhe burri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme