Artistët shqiptarë që shprehën ngushëllime për vdekjen e Mac Miller-it

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 08:45 | Nga

Artisti i famshëm botëror, Mac Miller mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.

Raportohet se ish i dashuri i këngëtares, Ariana Grandes vdiq si pasojë e mbidozës së drogës, shkruan lajmi net.

Vdekja e tij i ka pikëlluar të gjithë, përfshirë edhe artin shqiptar të cilët shprehën ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Dafina Zeqiri, Ylli Limani, Seven Saraqi, Mozzik dhe Capital T janë vetëm disa prej këngëtarëve që reaguan në Instagram.

“Pusho në paqe, Vdek Mac Miller, Çfarë po ndodhë me botën, kujdesu për vetëm”, janë fjalët prekëse të aktorëve të lartpërmendur.

Trupi i reperit u gjet në shtëpinë e tij në Luginën e San Fernandos, jashtë Los Anxhelosit, të premtën, rreth mesditës.

Të ngjashme