Prej 5 korrikut deri më 25 gusht 2018, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin “Love you without knowing” (të dua pa e ditur), kuruar nga Jérôme Sans, kurator, kritik arti dhe drejtor institucionesh të artit bashkëkohor nga Parisi.
“Love you without knowing” është prezantimi i parë i këtij artisti me famë botërore në Kosovë, pas shumë ekspozitash në muze e galeri prestigjioze të botës. Ekspozita vjen pas përfaqësimit tejet dinjitoz të shtetit të Kosovës nga Xhafa në Bienalen e 57-të të Venedikut më 2017, me veprën “Lost and Found”.
Kjo ekspozitë u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës dhe Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore Bavaria, njofton Klan Kosova.