Artisti i kodeve provokuese

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Pjesët e paketimit të barnave i hyjnë në punë. I përdor për të realizuar vepra arti. Mbi to ka shënuar edhe formula matematikore.

Vizitorët përballë këtyre veprave mund të provokohen në disa forma. Prej shëndetit e deri te puna e kompanive farmaceutike, janë disa prej atyre që mund të mendohen përballë punimeve. Në raste të tjera, interpretimet janë edhe filozofike, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për shkak se teknika dhe mënyra e shprehjes i bëjnë shumëdimensionale.

Teknika e kombinuar është ajo që përdor piktori Avdi Hajdari, i njohur me emrin artistik Kame, veprat e të cilit janë prezantuar në shumë vende të botës. Vitin e kaluar cikli i tij i fundit ishte prezantuar me një ekspozitë personale në Zürich të Zvicrës.

Ai luan me kode, zbërthen atomin e ngacmon me vakuum.

“Vacuum” për ngacmimin e imagjinatës

Ekspozita e titulluar “Vacuum” (Vakum) mban të njëjtin titull sikurse edhe vetë cikli i Hajdarit, i cili prej viti 2004 jeton në Zvicër. I lindur më 1978 në Kamenicë, ai qysh si fëmijë kishte nisur të merrej me art.

Në shkollën fillore kishte vërejtur se arti, asokohe piktura, e tërheq më shumë se gjithçka tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme