Artmotion ka mbajtur konferencë për medie me rastin e arritjes së marrëveshjes me shtëpinë e futbollit evropian UEFA për transmetimin e tri ligave më të forta evropiane: UEFA Champions League, Europe League dhe Conference League për periudhën 2021 – 2024, raporton Ekonomia Online.
Maki Bajrami tha se “Artmotion”, në bashkëpunim me Klan Kosovën do të transmetojnë këto tri liga.
“Bëhet fjalë për 3 ligat që do t’i transmetojmë tek ju: UEFA Champions League, Europe League dhe Conference League. Për tri vjet me radhë do të ndiqni futboll në tjetër nivel”.
Alaudin Hamiti, drejtor i “Artmotion” tha se është arritur një marrëveshje për të cilën janë krenarë.
“Ne kemi arritur një marrëveshje si Artmotion, për të cilën jemi krenarë. Tri ligat do të kenë ekskluzivitetin nga viti 2021 deri 2024″.
Kurse Agon Fehmiu, drejtor sportiv në Klan Kosova, tha se përveç dy ligave UEFA Champions League, Europe League vitin e ardhshëm do të debutojë edhe Conference League, raporton EO.
“Kemi nderin që sot publikisht të zyrtarizojmë që platforma më ekskluzive në vend Artmotion i ka siguruar të drejtat e tri ligave më të mira në botë”.
“Nga viti i ardhshëm do të debutojë edhe Conference Legue. Në bashkëpunim me ‘Artmotion’ do të transmetojmë edhe emisione speciale sportive”.