Shqiptarët e quajnë Ujman, kurse serbët Gazivodë.
Por, nga kjo e enjte, këta të fundit, të paktën simbolikisht i vunë një emër të ri masivit ujor që afër 80 % shtrihet në Kosovës.
E pagëzuan “Liqeni Trump”, njofton Klan Kosova.
Baneri u shpalos në Muret e Digës, bashkë me mbishkrimet në Urë, ku serbët e Kosovës e falënderojnë Presidentin amerikan Donald Trump, për siq thonë sjelljen e paqës në rajon.
E kjo ide mbase u erdhi pas propozimit ironik që e bëri emisari për dialogun Richard Grenell, gjatë takimit të palëve në Shtëpinë e bardhë më 4 shtator.