Ylli i Inter Miamit Lionel Messi po e vazhdon dominimin në Kupën e Botës 2026, ndërsa këtë po e shfaqin edhe statistikat.
Argjentinasi me paraqitjen në këtë Kupë të Botës ka thyer shumë rekorde, që do ta mbajnë emrin e tij në historinë e futbollit.
Para se të niste kjo turne, Miroslav Klose me 16 gola ishte golashënuesi më i mirë në histori, megjithatë tani Messi ka thyer këtë rekord, duke e dërguar numrin në 21, shifër që ende mund të rritet, me Argjentinën që ka mbërritur në çerekfinale.
Ai po ashtu kaloi edhe legjendën Diego Maradona për më së shumti asistime, duke shkuar në numrin e 9 asistime, një mbi tashmë të ndjerin.
Messi ndër të tjera shënoi edhe në nëntë ndeshje radhazi, për t’i kaluar legjendat si Just Fontaine dhe Jairzinho me nga gjashtë sosh.
39-vjeçari edhe shënoi gjashtë gola radhazi në fazën e eliminimit direkt, për të kaluar rekordin e brazilianit Leonidas Vava, i cili kishte shënuar për pesë herë.
Lionel Messi në fund edhe e theu rekordin e tij për më së shumti paraqitje, pra nga 26 tani ka 31, kurse lehtë mund të bëjë edhe ndonjë paraqitje tjetër, gjithnjë nëse nuk pëson lëndim në stërvitje.
Përndryshe, Argjentina në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.