As Nevina Shtylla s’u reziston ndryshimeve, shfaqet me pamje të re

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Duket se me ardhjen e dimrit, edhe ndryshimet në “look” kanë nisur.

Nevina Shtylla është njëra prej vajzave që po “eksperimentojnë” me pamjen dhe sapo na prezantoi me ndryshimin e radhës.

Ajo na ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i bërë me “highlights” të kuqërremta.

Nevina ka marrë komente shumë pozitive, duke lënë të kuptohet fakti që ndjekësit e kanë pëlqyer këtë ndryshim.

Nevina është shumë e njohur si moderatore, por së fundmi ajo ka sjellë një projekt ndryshe, që titullohet “Kino Star”.

Në këtë format, ku Nevina është edhe moderatore dhe bashkautore, fokusi është aktrimi.

Të ngjashme