Nuk ka takim në mëngjesin e sotëm në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafës.
Zyrtari për media, i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se nuk do të ketë takim ashtu siç është raportuar gjatë ditës së djeshme.
Takimet në mes Kurtit dhe Mustafa deri tash nuk kanë shënuar ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht gjatë takimeve të tyre janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet me njëri-tjetrin.
Sipas deklaratave të dy partive, ka kohë që ato janë pajtuar për programin qeverisëse, mirëpo është posti i presidentit ai i cili po vonon marrëveshjen e tyre, pasi që LDK-ja është duke e kërkuar atë.
Ndërkohë kujtojmë që kanë mbetur edhe dy ditë para seancës konstituive.