Asambleistes së Prishtinës i merret mandati, fitoi Green Card dhe iku në SHBA

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 18:10 | Nga

Lirjeta Rexhepi ka qenë një ndër këshilltaret më të reja në Asamblenë e Prishtinës. Ajo në vitin e kaluar kishte luajtur në lotarinë më prestigjioze amerikane dhe e kishte fituar Green Card. Para pak muajve asamblistja e PDK-së është shpërngulur së bashku me familjen në SHBA.

Në mbledhjen e rregullt që ka mbajtur të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve –KQZ ia ka marr mandatin, asamblistes Rexhepi.Rastin e ka konfirmuar, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Lirak Çelaj, raporton lajmi.net.

“Grupi Parlamentarë i PDK-së ka bërë kërkesë në KQZ, që asamblistes Rexhepi ti merret mandati. Kjo pasi ajo ka munguare tri herë në Kuvend. Mungesa e sajë ka të bëjë me atë se ajo e ka fituar Green Card dhe është shpërngulur në SHBA së bashku me familjen”, ka thënë për lajmi.net shefi i grupit të PDK-së, në Asamblenë e Prishtinës, Lirak Çelaj.Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Prishtinës pritët që të bëjë betimin këshilltari i ri nga radhët e PDK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme