Asamblistët e Fushë Kosovës kanë votuar unanimisht kundër vendimit të Qeverisë për ta ndërtuar një deponi të mbeturinave në fshatin Harilaq.
Votimi ndodhi pas seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga asamblistët e Vetëvendosjes ku për më shumë se dy orë diskutuan për këtë çështje.