Marco Asensio do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës të Real Madridit kundër Athletic Bilbao sot (e diel) në mbrëmje, pasi vuan nga problemet muskulore që e penguan atë të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Los Blancos.
Në vend të Asensios pritet që Rodrygo Goes të inkuadrohet titullar në formacion, pasi ishte braziliani që e zëvendësoi gjatë ndeshjes gjysmëfinale kundër Barcelonës.
David Alaba mori pjesë në seancën stërvitore dhe dëshiron të luajë në finalen e Superkupës kundër Bilbaos, por Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë me mbrojtësin austriak.
? SPANISH SUPER CUP FINAL DAY! ?
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) January 16, 2022
?️ 19:30 CET#Supercopa pic.twitter.com/fkj52eOwKe