Reali refuzon 132 milionë funtet e Chelseat për Asension

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 15:41 | Nga

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 132 milionë funteve të dërguar nga Chelsea për mesfushorin Marco Asensio.

Sipas “Don Balon”, presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez refuzoi ofertën e “Bluve”, të cilët u afruan me lojtarin gjatë këtij sezoni.

Asensio, i cili sivjet ka realizuar 10 gola dhe katër asistime për Madridin, ka ndalur ngritjen e formës me Zinedine Zidanen dhe 23-vjeçari po lufton për një vend në formacionin e madrilenëve.

Gazeta spanjolle raporton se Asensio është siguruar nga Perezi se ka një vend në ekip, ndërsa klubet tjera i ka paralajmëruar se mesfushori nuk është në shitje.

Spanjolli ka kontratë deri në vitin 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme