Chelsea kërkon Asension e Realit

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 09:04 | Nga

Chelsea do të tentojë që në Stamford Bridge të sjellë talentin spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio.

Real Madrid si synim kryesorë të verës ka yllin e Chelseat, Eden Hazard, i cili ka kontratë me londinezët deri në vitin 2019.

Por, Chelsea nuk do të lejojë aq lehtë largimin e belgut, pasi si pjesë të marrëveshjes do të kërkojë shërbimet e Marco Asensios, shkruan Don Balon.

Edhe Asensio është i gatshëm të largohet nga Real Madrid, pasi këtë sezon ka pasur shumë pak hapësirë në skuadrën e Zinedine Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme