Asfaltohet rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama,ka njoftuar për asfaltimin e rrugës “Qamil Hoxha” në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës përmes një publikimi, ku ka njoftuar për përfundimin e punimeve në këtë segment rrugor.

Asfaltimi i rrugës “Qamil Hoxha” synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Punimet në infrastrukturën rrugore janë pjesë e projekteve të Komunës së Prishtinës për përmirësimin e rrjetit rrugor dhe hapësirave publike në kryeqytet.

Të ngjashme