Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve kapitale të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të saj. Një projekt i rëndësishëm që është realizuar gjatë ditës së premte është edhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Celinë me fshatin Nagavc.
Sipas një njoftimi të komunës, me asfaltimin e rrugës, janë evituar vështirësitë të cilat i kanë pasur banorët e fshatrave Celinë dhe Nagavc për të lëvizur nëpër këtë rrugë.
“Mjetet financiare për asfaltimi i kësaj rruge, janë siguruar nga buxheti i Komunës së Rahovecit, gjatësia e rrugës është mbi 400 metra, kurse gjerësia e rrugës është 5.5 metra”, thuhet në njoftim.