Nisin punimet në projektin “Ndërtimi i rrugës Rahovec-Pataqan i Poshtëm-Bërnjakë”

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 14:17 | Nga

Ecurinë e punimeve në këtë projekt që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe qasjen më të lehtë në pronat e tyre për të gjithë pronarët të cilët kanë pronat e tyre afër pjesës ku do të kaloj kjo rrugë i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Ky është njëri ndër projektet më të mëdha që është duke u realizuar në Komunën e Rahovecit dhe që financohet i tëri nga buxheti Komunal.

Në kuadër të këtij projekti në pjesën nga pompa e karburantit “Jaha Petrol” deri te lumi “Rimnik” do të ketë kanalizim, trotuar , ura dhe ndriçim publik. Gjatësia e rrugës është 6655 metra.

unnamed-6 unnamed-5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme