Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.
Ky memorandum është nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore dhe arsimore, kryetari i AShAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe Rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj.
Marrëveshja ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.
Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike.