AShNA: Nuk ka ndodhur asnjë vjedhje në këtë institucion

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka reaguar pas raportimeve se janë vjedhur disa pajisje teknike në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas AShNA-së, aty nuk ka ndodhur asnjë vjedhje dhe se operimet janë duke u zhvilluar normalisht.

“Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme