Reduktimet e energjisë elektrike po thellohen në Kosovë, edhe pse është fundi i gushtit dhe konsumi i energjisë elektrike dukshëm më i ultë sesa kur të fillojë të ftohet moti.
Fillimisht ishte 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë.
Kurse sot, reduktimet kanë arritur në 3 me rrymë e 3 pa të, raportojnë mediet.
Edhe nga qytetarët ka pasur ankesa dhe postime të njoftimeve që gjenden në faqen e KEDS-it, ku shihet se reduktimet zyrtarisht janë zgjatur.