Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur disa të dhëna lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2024.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 12,2% në muajin prill 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 427,5 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 381,0 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 14,6%.
Eksporti i mallrave në muajin prill 2024 kishte vlerën 73,2 milion Euro, ndërsa importi 500,7 milion Euro, që është një rritje prej 8,8% për eksport, si dhe një rritje prej 11,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme
0100 000200 000300 000400 000500 000600 000700 00008-2109-2110-2111-2112-2101-2202-2203-2204-2205-2206-2207-2208-2209-2210-2211-2212-2201-2302-2303-2304-2305-2306-2307-2308-2309-2310-2311-2312-2301-2402-2403-2404-241:Import2:Export
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8.7% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.3% e përbëjnë produktet minerale; etj.
Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë
181431844510772791876506365390605 00010 00015 00020 00025 00030 000 Tjera
Metale bazë dhe artikuj prej tyre
Plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre.
Ushqime të përg.pije dhe duhan
Artikuj të ndryshëm të prodhura
Tekstil dhe artikuj tekstili
Produkte minerale
Prill 2024Prill 2023
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,6% e përbëjnë produktet minerale;
11,5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% e përbëjnë mjetet e
transportit; 11,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,6% e përbëjnë metaletbazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë
1134366821057527566245607248041416423252126655020 00040 00060 00080 000100 000120 000tjeraProdukte mineraleMakineri, paisje mekanike dhe elektrikeMjetet e transportitUshqime të përg. pije dhe duhanMetale bazë dhe artikuj prej tyreProdukte të industrisë kimikePlastikë,gomë dhe artikuj prej tyrePrill 2024Prill 2023
Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe %
Vlera%Vlera%
Gjithsej67 299100,073 199100,0
27 vendet e BE_së19 53229,024 97734,1
Cefta27 00340,132 59244,5
Të tjera20 76430,915 63021,4
Gjithsej448 259100,0500 728100,0
27 vendet e BE_së199 54544,5243 39948,6
Cefta78 34517,565 46013,1
Të tjera170 36938,0191 86938,3
Importet (CIF)
Vendet
Prill – 2023 Prill – 2024
Eksportet (FOB)
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,0 milion Euro, ose rreth 34,1% e eksporteve
të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin:
Gjermania (11,4%), Italia (5,0%), Holanda (2,4%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 243,4 milion Euro, ose 48,6% e importeve të
përgjithshme, me një rritje prej 22,2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania
(13,9%), Italia (6,9%), Greqia (6,0%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,6 milion Euro, ose 44,5% të eksporteve
të përgjithshme, me një rritje prej 20.7%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s
ishin: Maqedonia e Veriut (16,6%), Shqipëria (16,0%), Serbia (5,4%), Mali i Zi (4,8%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 65,5 milion Euro, ose 13,1% të importeve të
përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin:
Shqipëria (5,3%), Maqedonia e Veriut (4,6%), Serbia (1,8%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,6 milion Euro, ose 21,4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (8,4%) dhe SHBA (3,7%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 191,1 milion Euro, ose 38,3%.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,5%) dhe Kina (12,6%).