ASK: Furnizimi me rrymë shënon rritje

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 14:41 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2016.

Në tremujorin e katërt (TM4), krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2016, ka pasur një rritje prej: 46.7% te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D); 28.6% te industria nxjerrëse (B); si dhe 18.8% te furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E).

Derisa, rënie kishte në sektorin industrisë përpunuese (C) prej (- 2.8%).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2015), ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 43.5%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 14.8%; si dhe Industria përpunuese (C) me 1.2%. Ndërsa, kishte rënie Industria nxjerrëse (B ) me (-13.5%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme